“Të bëhesh djalë i mbarë!
- më këshillonin prindërit gjithmonë -
Të ta shikojmë “kismetin”.
- më këshillonin prindërit gjithmonë -
Të ta shikojmë “kismetin”.
Unë kështu u bëra. Por kur erdhi koha
ta shikonin edhe prindërit e mi
... kishin marrë detin.
ta shikonin edhe prindërit e mi
... kishin marrë detin.
GJERSA TE VIJE RRADHA IME
Mëngjes-mëngjes,
tek borduri i verandës sime
ulen flutura krahëdiellta.
I nduk me penën time si Circja
dhe ato shndërrohen në lule,
në margarita.
Aty nga mesdita
dal tek kafeneja e dashur
t’ua shpërndaj miqve,
por ata një nga një rrallohen.
Kështu, pasditet
i kaloj duke u ujitur tek koka lulet,
prej mallit tim u shtohen.
tek borduri i verandës sime
ulen flutura krahëdiellta.
I nduk me penën time si Circja
dhe ato shndërrohen në lule,
në margarita.
Aty nga mesdita
dal tek kafeneja e dashur
t’ua shpërndaj miqve,
por ata një nga një rrallohen.
Kështu, pasditet
i kaloj duke u ujitur tek koka lulet,
prej mallit tim u shtohen.
LEGJENDA E LOTIT
Shumë njerëz qajnë kot,
sa për t’u dukur...
Ka edhe nga ata,
që fshihen shpellave të errta,
vetëm për vetëm me Zotin.
sa për t’u dukur...
Ka edhe nga ata,
që fshihen shpellave të errta,
vetëm për vetëm me Zotin.
Dhe derdhin lotë të ndershëm.
Kështu janë krijuar,
thonë,
lumenjtë e nëndheshëm.
thonë,
lumenjtë e nëndheshëm.
PER KETE ARSYE...
Kam zakonin e keq të shkruaj vjersha.
Kam zë të fuqishëm. Në u dasht
shpartalloj desibalët.
Por jam i urtë si Perëndia. Nuk kam qejf,
si njeri i Zotit,
të ngjasoj me vandalët.
Kam guximin në zemër. Pasionin
si hekur në zjarr -
gëzimi i kovaçit.
Por shpirtin qëngj e kam. Preferoj
një gji si oaz
dhe... t’ëmën haraçit!
Kam gjithë këto të mira. Ua thashë
një nga një,
pak më lartë.
Për këtë arsye më dënuan me burg!
“Sa më thellë!
Sa më gjatë!”
Kam zë të fuqishëm. Në u dasht
shpartalloj desibalët.
Por jam i urtë si Perëndia. Nuk kam qejf,
si njeri i Zotit,
të ngjasoj me vandalët.
Kam guximin në zemër. Pasionin
si hekur në zjarr -
gëzimi i kovaçit.
Por shpirtin qëngj e kam. Preferoj
një gji si oaz
dhe... t’ëmën haraçit!
Kam gjithë këto të mira. Ua thashë
një nga një,
pak më lartë.
Për këtë arsye më dënuan me burg!
“Sa më thellë!
Sa më gjatë!”
FESTAT E NENAVE
Më 28 Nëntor,
të gjithë i falën Shqipërisë
lule.
Unë i fala shami të qëndisur
nga nëna ime.
Të fshinte si ajo
lotët.
të gjithë i falën Shqipërisë
lule.
Unë i fala shami të qëndisur
nga nëna ime.
Të fshinte si ajo
lotët.
E KAM NJE SHPRESE PER VDEKJEN
Kur do të vijë Vdekja të më marrë,
kam frikë se mund të gjendem jerm.
Mbase s’gjej gjë për ta qerasur
ose i pagatshëm mund të jem.
Ndoshta s’i kam rrobat e lara
- ndonëse atë kjo gjë s’e tremb -
mund të jem në krahë trëndafili
dhe mund t’i ngulet ndonjë gjemb.
Se atje ku do më shpjerë Vdekja,
Shën Pjetri kontrollon qysh jashtë.
Nëse e ka gishtin të gjakosur,
s’pranohet malli, kthehet mbrapsht.
kam frikë se mund të gjendem jerm.
Mbase s’gjej gjë për ta qerasur
ose i pagatshëm mund të jem.
Ndoshta s’i kam rrobat e lara
- ndonëse atë kjo gjë s’e tremb -
mund të jem në krahë trëndafili
dhe mund t’i ngulet ndonjë gjemb.
Se atje ku do më shpjerë Vdekja,
Shën Pjetri kontrollon qysh jashtë.
Nëse e ka gishtin të gjakosur,
s’pranohet malli, kthehet mbrapsht.
BIMET E MALLIT
Bimët e mallit mbolla në shpirt.
Kur ato lulëzuan,
u veshën police disa “ish”.
Kur ato lulëzuan,
u veshën police disa “ish”.
Më hodhën në një burg të pashpirt
edhe më thanë:
“Ke mbjellë hashish!”
edhe më thanë:
“Ke mbjellë hashish!”
KESHILLA TE FUNDIT PER TIME BIJE
(Dy javë para nisjes)
(Dy javë para nisjes)
Të dashurosh shqiponjat, bijë,
foletë t’i ngresh nëpër majëmale.
Nën mbrojtje të varfërit të kesh,
për ta meraku mos të ndalet.
Gënjeshtrës portën mos ia hap,
i dielltë të mbetet shpirti yt.
Mos e afro urrejtjen kurrë,
veç mirësi të të kenë sytë.
Të duash botën siç do veten,
kudo ku shkel mbjell trëndafila.
Në do gjithë jetën të këndosh,
ndërto folera për bilbila.
foletë t’i ngresh nëpër majëmale.
Nën mbrojtje të varfërit të kesh,
për ta meraku mos të ndalet.
Gënjeshtrës portën mos ia hap,
i dielltë të mbetet shpirti yt.
Mos e afro urrejtjen kurrë,
veç mirësi të të kenë sytë.
Të duash botën siç do veten,
kudo ku shkel mbjell trëndafila.
Në do gjithë jetën të këndosh,
ndërto folera për bilbila.
Po të dashurosh shqiponjat, bijë,
njëra në krahë do të të vijë!
njëra në krahë do të të vijë!
ODISEJA
Dashuria është një udhëtim në dete të panjohur.
Në fillim dehesh nga jodi. Pastaj ndjen llahtarën
të hapesh hapësirave.
Të vizitosh ishuj ekzotikë. Të bësh dashuri tek ujërat,
që u ngjajnë pasqyrave.
Në fillim dehesh nga jodi. Pastaj ndjen llahtarën
të hapesh hapësirave.
Të vizitosh ishuj ekzotikë. Të bësh dashuri tek ujërat,
që u ngjajnë pasqyrave.
Në fund mbetet kthimi. Koka e varur nga lodhja
e udhëtimit nëpër gjithë ato vende...
Dëshira të shtriqesh sa gjerë-gjatë poshtë një ulliri,
me Penelopën,
në kopshtin e shtëpisë tënde.
e udhëtimit nëpër gjithë ato vende...
Dëshira të shtriqesh sa gjerë-gjatë poshtë një ulliri,
me Penelopën,
në kopshtin e shtëpisë tënde.
AJO QE ME TREMB
Nuk më ligështojnë vetëtimat.
Jam deti, ku ato shkarkohen.
Rreshjet e borës s’i kam frikë.
Jam maja e malit, ku strehohen.
Dallga e egër nuk më tremb.
Jam shkëmb, që kurrë s’u tund.
Asnjë tufan udhën s’ma pret.
Jam vetë Sahara e pafund.
Jam deti, ku ato shkarkohen.
Rreshjet e borës s’i kam frikë.
Jam maja e malit, ku strehohen.
Dallga e egër nuk më tremb.
Jam shkëmb, që kurrë s’u tund.
Asnjë tufan udhën s’ma pret.
Jam vetë Sahara e pafund.
Veç djallëzia më tremb pak.
Kam shpirt fëmije. Dhe pse plak...
Kam shpirt fëmije. Dhe pse plak...
MIQTE E NGUSHTE
Më pyetën:
“Miqtë e ngushtë të një jete,
të gjithë, i mban mend dot?”
U thashë menjëherë: “Patjetër!”
“Ç’thua!
- u habitën dhe qeshën me lotë. -
I paske në tru, si në letër!”
“Miqtë e ngushtë të një jete,
të gjithë, i mban mend dot?”
U thashë menjëherë: “Patjetër!”
“Ç’thua!
- u habitën dhe qeshën me lotë. -
I paske në tru, si në letër!”
Hoqa këmishën. Si njolla me bojë,
ca plagë të vjetra në shpinë. U thashë
tek ua tregoja:
“Lanë nënshkrimet e tyre. Kësisoj,
nuk mund t’i harroja!”
ca plagë të vjetra në shpinë. U thashë
tek ua tregoja:
“Lanë nënshkrimet e tyre. Kësisoj,
nuk mund t’i harroja!”
FOTOGRAFITE E VJETRA
NE FSHAT
NE FSHAT
Diçka përshpërisin fotografitë e vjetra
të shtëpisë prindërore,
varur në mur.
Gjithmonë më flasin. Të njëjtat gjëra.
Por unë,
nuk ndejta t’i dëgjoja kurrë...
Troket ora e madhe. Më shkund
vëmëndjen: “Dëgjoji një herë!
Pse je kaq snob?!”,
më thotë gjithë inat.
Do më mësojnë sendet mua! Ato
që më thonë,
i jetoj nëpër ëndrra,
të shtëpisë prindërore,
varur në mur.
Gjithmonë më flasin. Të njëjtat gjëra.
Por unë,
nuk ndejta t’i dëgjoja kurrë...
Troket ora e madhe. Më shkund
vëmëndjen: “Dëgjoji një herë!
Pse je kaq snob?!”,
më thotë gjithë inat.
Do më mësojnë sendet mua! Ato
që më thonë,
i jetoj nëpër ëndrra,
NATA BRENDA MEJE
Sytë e mi janë dy dritare të hapura.
Kur era tund perdet e qerpikëve,
në brendësi do të shikosh një llambë,
që tundet.
Ngrica ka veshur gotat mbi tavolinë,
taketuket bosh të cigareve
dhe lavjerësin e orës,
që lëkundet.
Natën vonë,
dyshemeja bëhet me gunga,
këndet mbushen me hije,
tavani ulet poshtë dhe portat
hapembyllen me zhurmë.
Nga larg,
era sjell gjëmime të sfumuara,
si shkrepje pushke
nën lumë.
Kur era tund perdet e qerpikëve,
në brendësi do të shikosh një llambë,
që tundet.
Ngrica ka veshur gotat mbi tavolinë,
taketuket bosh të cigareve
dhe lavjerësin e orës,
që lëkundet.
Natën vonë,
dyshemeja bëhet me gunga,
këndet mbushen me hije,
tavani ulet poshtë dhe portat
hapembyllen me zhurmë.
Nga larg,
era sjell gjëmime të sfumuara,
si shkrepje pushke
nën lumë.
Tak-tuk, tak-tuk! Është zemra,
ora
që nuk ndalon asnjëherë.
Mesnatës,
rrahjet e saj shumëfishohen...
ora
që nuk ndalon asnjëherë.
Mesnatës,
rrahjet e saj shumëfishohen...
Sytë e mi janë dy dritare të hapura.
Mbyllen,
kur zgjohen.
Mbyllen,
kur zgjohen.
0 comments:
Post a Comment